Opinionisti, Adri Nurellari, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se VV’së i konvenon një ndarje e barabartë e ministrive në një koalicion qeverisës, dhe se nuk duhet të ketë ambicie që të merr më shumë ministri.
“VV’së i kanë ikur kuadrot në PSD. Aty i kanë pasur shumë kuadro të mira. Asaj i konvenon që të ketë më pak ministri”, ka thënë Nurellari.
Po ashtu ai ka dhënë opinionin e tij për negociatorin tjetër për koalicionin qeverisës, LDK’në.
“LDK nuk mund të sillet si fituese, duhet të bëhet më modeste”, ka thënë ai.
“Çështja e presidentit nuk duhet të jetë një problem që të shkohet në lidhje të marrëveshjes. Këto janë politika mikrofile. Ata janë humbës në zgjedhje dhe duhet të pranojnë rolin e tyre. Ajo po bëhet autoritare, është bërë instrument i liderit të saj. Nuk është që LDK ka pasur rritje. Ajo ka marrë 1% më pak në këto zgjedhje se sa në ato të kaluarat”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.