×
  • Lajme
  • Lajme

    Nushi i PSD-së: Me i pasë pyet mërgimtarët, kishin thënë e paguajmë vetë polisën

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 20:35

    Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti sipas të cilit qeveria do të paguajë polisën e sigurimit për mërgimtarët që vijnë në Kosovë.


    Nushi në Pressing të T7 ka thënë se mërgimtarët do të parapëlqenin ta kryenin vetë këtë pagesë sesa të paguhet me taksat e qytetarëve kosovarë.

    “Me i pasë pyet mërgimtarët, shteti secilin veç e veç a dëshironi me e pagu vetë polisën, apo shteti kishin thënë e paguajmë vetë polisën. Ata vijnë për qef këtu dhe kanë një standard të jetës më të mirë sesa qytetarët e Kosovës”, ka thënë Nushi.

    Qeveria Kurti dje ka marrë vendim që të paguajë polisën e sigurimit për mërgimtarët që vijnë në Kosovë nga data 1 korrik 2021 deri në fund të vitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!