Nushi: Komuna e gatshme për vaksinim masiv, 18 ekipe do të shpërndahen në pesë QMF

Komuna e Prishtinës është e gatshme për vaksinim masiv të qytetarëve, kështu ka thënë nënkryetari Muhedin Nushi.


Tutje, ai tha se komuna me 5 ekipe është duke e ndihmuar ministrinë e Shëndetësisë për vaksinim, duke shtuar se janë të përgatitur që t’i shpërndajnë në 5 qendra të mjekësisë familjare edhe 18 ekipe të tjera.

“Komuna e Prishtinës edhe tash e ndihmon nivelin qeveritar me vaksinim në qendrën e sporteve me 5 ekipe të veta. Jemi me 5 ekipe çdo ditë prezent me vaksinimin e qytetarëve. Ne jemi të gatshëm për vaksinimi dhe jemi të gatshëm t’i vaksinojmë deri 2000 qytetar gjatë ditës. Ne jemi të përgatitur që t’i shpërndajmë në 5 qendra të mjekësisë familjare për vaksinimi të qytetarëve”.

“18 ekipe i kemi të përgatitura për vaksinim masiv i cili pritet shumë shpejt të funksionalizohet duke pasur parasysh që veç është nënshkruar marrëveshja për ardhjen e 1.2 milion vaksinave Pfizer prandaj komuna është e gatshme për vaksinim”.

Sipas tij, të regjistruara në skemën sociale janë 1 562 janë familje, duke theksuar se secila që ka qenë e infektuar këtij viti është ndihmuar me pako ushqimore dhe me pako higjienike.

“Të regjistruara në skemën sociale janë 1 562 janë familje, por edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të këtij numri. Prej muajit mars deri në muajin qershor ka pasur rritje dhe i kemi ndihmuar gjatë vitit të kaluar rreth 3 200 familje. Na pako ushqimore dhe higjienike. Ndërsa gjatë këtij vitit kemi vazhduar me të gjitha ato familje të cilat janë në skemën sociale”.

“Prandaj secila familje që ka qenë e infektuar dhe nuk ka qenë në skemën social edhe gjatë këtij viti është ndihmuar me pako ushqimore dhe me pako higjienike. Prandaj jemi në gjendje t’i dalim në krah secilës familje që mos të kemi probleme së paku sociale në këtë aspekt”, tha ai.

Megjithatë ai tha se 4 941 biznese kanë qenë përfituese të pakos 5 milionë euro dhe se deri më tani kanë pagur për 3 500 biznese mbi 3.5 milionë euro.

Mes tjerash, nënkryetari Nushi theksoi se subvencionimi do të përfundojë me 25 qershor, raporton EO.

“Bizneset janë ndihmuar me pako 5 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Aktualisht prej pakos 5 milionë jemi në përfundim të realizimit të komplet pakos. Ekipi është i caktuar të punojë edhe shtunën dhe të dielën dhe kjo është një prej prioriteteve të komunës së Prishtinës. Janë subvencionuar 3 467 biznese, ata subvencionohen me shumë 600 euro nëse biznes mikro dhe 1 300 euro nëse është biznes i vogël. 4 941 biznese kanë qenë përfituese të pakos 5 milionë euro dhe deri më tani i kemi pagur për 3 500 biznese mbi 3.5 milionë euro”.

“Ky subvencionim do të përfundojë me 25 qershor. Ne jemi duke i ndihmuar edhe tash çdo familje që lajmërohet në pako ushqimore dhe higjienike i merr ato pako. Normal që mund të keltë vonesa për nuk ka mbetur ndonjë familje e cila ka pasur kërkesë dhe e cila nuk ka marrë pako. Sa i përket bizneseve me pako tjera a do t’i ndihmojmë varet nga situatat që do të krijohet në të ardhmen edhe pse nuk presim ndonjë përkeqësim të situatës në muajin qershor dhe korrik. Por nëse vjen deri te përkeqësimi i situatës edhe ne do të ndërmarrim masa pa marrë parasysh që është koha e fushatave elektorale dhe është koha e zgjedhjeve lokale”.