×
  • Lajme
  • Lajme

    Nxehet Vuçiq, e quan “kriminal” operacionin e Policisë së Kosovës në veri: S’pranojmë zgjidhje të njëanshme

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 22:38

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është lajmëruar edhe njëherë përmes rrjeteve sociale duke folur për zhvillimet e fundit në veri.


    Vuçiq ka thënë se sipas tij, Serbia do të insistojë në arritjen e paqes e sigurisë.

    Ai veprimet policore të Kosovës i ka quajtur “të njëanshme dhe kriminale” duke thënë se në asnjë formë nuk do të pranohen.

    “Serbia do të vazhdojë të insistojë në arritjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, por sigurinë e plotë për serbët në Kosovë e Metohi. Serbia është gjithëherë e gatshme për dialogun në Bruksel, por nuk do të pranojë zgjidhje të imponuara nga aksionet kriminale të njënashme”, ka shkruar ai në rrjetin social Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!