Nxënësit e shkollës fillore “Avdullah Shabani” në Mitrovicë po protestojnë para komunës së Mitrovicës kundër vendimit të kryetarit të komunës për ta larguar drejtorin e kësaj shkolle, Haki Shytin, nga pozita e tij.
Në protestë po marrin pjesë edhe mësimdhënësit e shkollës dhe prindërit e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë. Sipas tyre, ky vendim është i padrejtë sepse Haki Shyti është drejtori më meritor për shkollën e tyre dhe askush nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj tij ndonjëherë.
Në vend të Shytit, komuna ka marrë vendim të sjellë Nazmi Bekën, e ky sipas mësimdhënësve të shkollës është i papërvojë dhe e ka kaluar intervistën për udhëheqës të shkollës në mënyrë të paligjshme, transmeton Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.