×
  • Lajme
  • Lajme / Austri

    “Nxënës problematik”, studentja shqiptare në Graz jep detaje për të dyshuarin e vrasjeve

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 9:00

    Një studente shqiptare në Graz, Rina Demjaha, ka folur lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e së martës në këtë qytet austriak, ku një 21-vjeçar kreu një sulm të armatosur në një shkollë të mesme, duke vrarë 11 persona, përfshirë edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Lea Bajrami.

    Demjaha tha se sulmuesi njihej si një nxënës problematik dhe i izoluar, që nuk kishte arritur të përfundonte shkollimin.

    “I dyshuari ishte nxënës jo i rregullt dhe problematik. Ai nuk kishte arritur të përfundonte shkollën”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

    Autoritetet austriake janë ende duke hetuar motivet e sulmit, ndërsa komuniteti në Graz është i tronditur nga ngjarja që la pas vetes shumë viktima të pafajshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!