Të rinj serbë nga disa komuna, janë bërë bashkë në Graçanicë për ta mësuar gjuhën shqipe.
E gjithë kjo është nisur nga një 15-vjeçare serbe, e cila, me ndihmën e organizatave joqeveritare, ka arritur që të organizojë kurs të gjuhës shqipe për serbët dhe të gjuhës serbe për shqiptarët.
Ideja për organizimin e këtij kursi, Nikolina Gjorgjeviqit i ka ardhur pas vështirësive që ajo ka hasur për të komunikuar me shqiptarët.
Pjesë e kursit është bërë edhe një vajzë tjetër nga Graçanica, raporton KTV.
Ajo shpreson që aktivitete të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen.
Ligjëruesja e këtij kursi thotë se mësimi i gjuhës shqipe dhe serbe nga të rinjtë është hap i duhur, duke pasur parasysh bashkëjetesën e të dyja komuniteteve në Kosovë.
Ajo thotë se numri i të rinjve serbë të interesuar për ta mësuar shqipen është më i madh se i shqiptarëve për gjuhën serbe, derisa shpreson se ideja do të zgjerohet edhe në komunat e tjera.
Kursi shqip-serbisht dhe serbisht-shqip është falas dhe do të mbahet deri në fund të muajit korrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.