Gjatë një kontrolle që bëri policia në shkollat e mesme në Ferizaj, tek nxënësit gjetën substanca narkotike e boks hekuri. Në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në Ferizaj është ndaluar edhe një 20 vjeçar, të cilit iu gjetën substanca narkotike.
“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile , në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjeçar , ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është iniciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore. Ndërkaq, në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj , është ndaluar një tjetër person nxënës, ku gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur një mjet, boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë zjarri të fshehur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Ferizajt. Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me këtë personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është inicuar rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ për procedura të më tejme hetimore.Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.