Nxënësit e shkollave në Prishtinë sot kanë mbajtur një protestë simbolike në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Kjo protestë e tyre erdhi pas rastit të sulmit seksual i cili bëri bujë pasi u shpërnda në media, ku një nxënës shihej duke sulmuar seksualisht një vajzë të mitur (rreth moshës 6-vjeçare), përderisa një tjetër nxënës e mbante vajzën.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta edhe kundrejt drejtoreshës së shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi, për të cilën u raportua se ka qenë në dijeni të ngjarjes.
Për sulmin seksual ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se deri më tani dihet se rasti ka ndodhur jashtë objektit shkollor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.