Kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë asnjëherë në veri. Ai mund të ketë shkuar si opozitar, por si kreu i Qeverisë asnjëherë. Ani pse u shkarkua nga Kuvendi, 50 dite pas emërimit ai po vazhdon ta kryej detyrën. Një sfidë po del te jete edhe për te, veriu i Kosovës, shkruan Reporteri.
Sikur edhe kryeministrat e mëhershëm, edhe Kurti po përballet me pyetjen se a po e lejon Serbinë ta cenojë atë pjesë?. Ai lejoji disa mjekë nga Serbia të shkojnë atje, komunat kane hyrë në karantinë me vendim paralel dhe bazuar nga direktivat e Serbisë. Dje e sot po përballët me akuza të rënda për neglizhencë dhe ‘bashkëpunim’ me Serbinë, transmeton Reporteri.
Por, Kurti akuzoi Thaçin se po dëshiron të nxitë tensione në atë pjesë për të shpëtuar vetën nga rënia. Tha bile se këtë po e bëjnë edhe politikanë nga Serbia. Kryeministri njoftoi se në karantinë ato komuna janë future me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Reporteri.
Dikush Kurtit sot i tha se gjendja në atë pjesë nuk menaxhohet nga zyra, dhe e ftoi të shkonte në veri. Ishte ish kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri që publikoi disa fotografi nga vizitat e saja atje.
E në historinë e tij opozitare, Kurti ia kishte bërë këtë thirrje, por në një tjetër formë edhe një polici kosovar në Prishtinë, në protestat e hershme të VV-së. Kur filluan përleshjet mes palëve, Kurti nervozohet shumë më polici dhe njërin fillon ta ndjekë.
“O majmun, o majmum. Në Mitrovicë, në urë të Ibrit, t’i kanë poshtru koleget e tu në Dumicë, stu ka ni zani, stu ka ni. Ik tash!”, i thot Kurti policit gjersa e ndjekë bashkë me disa tjerë.
Derisa skena politike vazhdon të hyjë në përplasje se kush më shumë e ka dëmtuar veriun e Kosovës, asnjëra palë nuk flet se a kanë bërë diçka për shqiptarët në Luginën e Preshevës?/Reporteri.