Gazetari Ridvan Berisha është përplasur ashpër në një lidhje direkte me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha.
Berisha ka thënë se e do Kadri Veselin “me loçkë e me shpirt”, ndërsa Hoxha duke qeshur i tha se këtë nuk e kishte pranuar më parë duke e quajtur “ekskluzive” deklaratën e Berishës.
“Unë sot nuk jam në ekran të RTK-së por RTK-ja edhe pa mua sot ka ngjyra, ka pluralizëm. Unë s’kam qenë asnjëherë drejtor gjeneral i RTK-së, nuk kam asnjë arsye ta mbajë avokatinë e tyre. Unë po ta them që me loçkë e shpirt e du, sa me e ditë, Kadri Veselin”, tha Berisha.
“Ekskluzive kjo, për herë të parë e tha”, ka shtuar Hoxha.
“O me shpirt e du Kadri Veselin o bablok, se ti veç këtë gjuhë e kupton. Ti me më shit mend mu për demokraci është si me i shit mend Enver Hoxhës në kohën kur intimidimi i lirisë së shprehje ka qenë doktrinë e sistemit”, i është përgjigjur Berisha në Kanal 10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.