×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “O për Zotin tash as pesë orë nuk zgjatë”, çfarë thoshte Kurti gjatë fushatës për koalicionin me LDK-në

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 13:38

    “Na s’bëjmë koalicion me ta”, ishte një pjesë e deklaratës së Albin Kurtit, gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, referuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, që sot i ka dërguar një ftesë po për koalicion kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, shkruan Reporteri.net.

    Në fushatë në Prizren, Kryetari i VV-së, Albin Kurti deklaronte atë kohë që me LDK-në e kishte provuar koalicionin, por që kishte zgjatur veç 51 ditë, duke ju referuar vitit 2020, në Kurti 1.

    Madje Kurti bënte “be” edhe në Zot, se një koalicion i tillë tani s’mund të zgjas as pesë orë.

    “Me këtë rast unë jua konfirmoj edhe njëherë, na e kemi provu koalicionin me ta 51 ditë na ka zgjatë. O për zotin qetash as 5 orë nuk mundet me zgjatë. Kështu që na s‘bojmë koalicion me ta. Na kemi koalicion me njëri-tjetrin edhe me popullin. Vetëvendosje koalicion me Guxo e Alternivën dhe popullsinë e Prizrenit dhe popullin e Kosovës”, thoshte ai nga Prizreni.

    Por, ditën e sotme fjalët e Kurtit ishin ndryshe. Ai madje në letrën e tij drejtuar Abdixhikut tha se votuesit e VV-së do preferonin një koalicion me LDK-në, si dhe ata të LDK-së me VV-në.

    Në letrën e tij, Kurti madje i thekson Lumirit se s’ka pasur probleme me të në Kurti1, por me disa të tjerë që siç tha ai, që tani s’janë në pozita si aso kohe.

    /Reporteri.net/

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!