Banorë të fshatit Jabllanicë kanë bërë të ditur se objekti që u shemb ditën e djeshme, vite më parë kishte qenë shitore, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ky objekt kishte 25 vite që ishte i pabanueshëm.
Një nga banorët ka treguar se filimisht e kishin kontaktuar prindërit e njërit prej viktimave tashmë.
Ai tha se duke i thirrë në telefon fëmijët, kanë parë që telefonat e tyre po dridheshin nën plloqën e objektit që ishte shembur.
Gjithashtu ai tregoi se bashkë me banorët tjerë të fshatit, me një traktor i kishin nxjerrë viktimat nga gërmadhat.
“Me një traktor, duke hequr pjesë-pjesë i kemi nxjerrë tre trupat e djemve të ri”, tha Përparim Ademaj, banor i fshatit Jabllanicë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.