Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sapo hyri në ndërtesën e Qeverisë ku po i pret për takim, kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Ndërkaq, në ora 15:00 ai pritet të zhvillojë takimin me kryeministrin Kurti.
O’brien fillimisht ka vizituar Serbinë, ku nga atje ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe themelimin e Anotacionit. Ai ka thënë se obligimi ekziston nga viti 2015, por ka theksuar se nuk mund të japë afate, duke shtuar se draft-statuti duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.