×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Brien: Asociacioni nuk krijon nivel tjetër qeverisjeje, Kosova ta dërgojë draftin në Kushtetuese

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 21:03

    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kushtetuese.

    “Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është zotim bazë. Nuk e presim vetëm nga kryeminstri Kurti, por kanë qenë edhe disa kryeministra të mëhershëm që e kanë bërë, prandaj e presim këtë edhe nga Kosova”, tha O’Brien.

    O’Brien theksoi se Asociacioni është mënyrë që komunat e ngjashme të shkëmbejnë përvoja dhe të flasin se si do t’i trajtojnë problemet.

    “Asociacionet janë shumë të zakonshme në Evropë, sa e dijmë ne, janë mbi 400 asociacione të tilla nëpër tërë Evropën. Asociacioni nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër, por është një mekanizëm për bashkërenditje, siç e shohim ne në Italinë Veriore apo në ishujt e Suedisë apo në Belgjikë”, tha O’Brien.

    Ai theksoi se është çasti që qytetarët serbë të jetojnë plotësisht në Kosovë, prandaj sipas tij, është e rëndësishme që Kosova duhet të dërgojë Asociacionin në Kushtetuese, derisa theksoi se “ai shihet si diçka normale në tërë Evropën”, ka deklaruar O’Brien në Kanal 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!