×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu

    O’Brien: Kemi një çast kur Kosova mund të përkufizojë vetë pamjen e vetë, shfrytëzojeni këtë mundësi – Kurti e kupton këtë

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 21:26

    Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, duke folur për procesin e dialogut, ka thënë se ka një moment unik për Kosovën që ta “përkufizojë vetë pamjen e vetë”, duke përmendur tranzicionin që po ndodhë në Bashkimin Evropian dhe zgjedhjet në ShBA.

    O’Brien tha se për këtë është i vetëdijshëm edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

    “Mendoj se ai e kupton se është një çast unik për shkak se kemi gjithë ato tranzicione që po ndodhin. BE do të ketë një komisioner të ri politik që do të mbikëqyr procesin e integrimit në BE dhe në SHBA kemi zgjedhje. E dimë gjtihashtu që do të kemi një tranzicion. E dimë gjithashtu që presidenti Biden do të tërhiqet, por çkado që të ndodhë në zgjedhje do të kemi një paqartësi për një kohë. Por, emi një çast kur Kosova mund të përkufizojë vetë pamjen e vetë. Mendoj se kryeministri e kupton këtë mundësi, që jo domosdoshmërisht ndodhë shpesh”, ka thënë O’Brien.

    O’Brien tha se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi.

    “Duam që të dy vendet dhe të gjitha vendet e rajonit të ecin sa më shpejt që është e mundur. Duam që kufinjtë të rrijnë të hapur që shoqëritë të punojnë bashkërisht në eksportimin e të mirave, mallrave dhe që njerëzit të punojnë dhe jetojnë në një vend tjetër. Duam që vendi ta shfrytëzojë këtë mundësi sepse nganjëherë e keni një mundësi dhe nëse nuk do ta shfrytëzoni, nuk do ta keni atë për një kohë të gjatë”, tha O’Brien në Kanal 10.

    Ndihmës Sekretari Amerikan tha se rritja ekonomike e Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet nëse ato zbatojnë marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit, duke theksuar se “kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara”.

    “Ndërsa mendoj se edhe presidenti Vuçiq e sheh si një mundësi që të rritet ekonomia shumë më shumë se që është rritur dhe Serbia ka pasur rritje të mirë ekonomike kohëve të fundit, por që të ketë rritje edhe më të madhe, duhet që të ketë një akomodim politik përgjatë viteve të ardhshme përkitazi me Kosovën. Mënyra më e mirë është përmes marrëveshjes bazë dhe aneskit të Ohrit, kjo është mënyra për të ecur përpara.”, tha O’Brien.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!