Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit amerikan, James O’Brien ka mbjellë një pemë në kujtim të diplomates amerikane, Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovën shtet, e cila vdiq ditë më parë.
Pema u mboll në oborrin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, njoftoi ambasadori Hovenier.
“Kjo pemë do të qëndrojë si një simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë.”, ka njoftuar ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier përmes një postimi në Facebook.
O’Brien po qëndron sot në Kosovë, ku është duke u takuar me kryeministrin Albin Kurti. Nuk janë paralajmëruar takime me liderë të tjerë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.