×
  • Lajme
  • Lajme

    OBSH do të asistojë trajnimin e mjekëve të Kosovës për trajtimin e të infektuarve me COVID-19

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 20:17

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se ka marrë zotimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për asistencën e kësaj organizate në trajnimin e stafit mjekësor të Kosovës për trajtimin e rasteve me koronavirus.


    Zemaj thotë se përfaqësuesit e OBSH-së kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përveç koronavirusit edhe çështjet e tjera shëndetësore.

    Këtë zotim dhe mbështetje, Zemaj thotë se e ka marrë gjatë takimit me përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSh-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Isme Humolli, me të cilat njofton se ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!