×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell flet për videon e grupit të fajdeve ku përmendet edhe Kadri Veseli

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 14:16

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell  si çdo të enjte ka ndarë disa orë për të bashkëbiseduar me qytetarët e Kosovës, përmes rrjetit të tij social Facebook.


    Bashkëbisedimi me Ambasadorin Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell vazhdoi me pyetjen nga një komentues në lidhje me përmendjen e emrit të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në një video-incizim mes disa personave që merreshin me fajde.

    Ai kërkoi nga Ambasadori të dijë se pse drejtësia nuk po merret me këtë rast, ndërsa O’Connell i tha se “këtë pyetje do duhej shtruar Policisë e Prokurorisë, jo neve”.

    “E kam thënë sa herë se durimi i komunitetit ndërkombëtar është i kufizuar ndaj shteteve ku sistemi ligjor në vend se të luftojë krimin dhe korrupsionin, ato duket që i përkrahin. Sepse, nëse krimi i organizuar ka strehimore, atëherë përdoret për të sulmuar të tjerët në Evropë, dhe kjo është duke ndodhur. Dua që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë që kemi marrëdhënie shumë të mira, por Kosova është duke i dëmtuar miqtë e saj. Nëse na dëmton neve në ndonjë mënyrë, këto marrëdhënie mund të fillojnë të prishen, dhe ky moment mund të vijë shumë shpejt”, u shpreh Ambasadori O’Connell

    Ai potencoi se kultura e mos-ndëshkueshmërisë duhet të ndalojë menjëherë në Kosovë, ndërsa theksoi se Kosova ka policë e prokurorë të guximshëm “sepse i kam takuar dhe ata duhet të bëjnë punën e tyre”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!