×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell: Mbështesim luftën kundër korrupsionit

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 16:15

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairy O’Connell, ka vizituar Agjencinë kundër Korrupsion, me ç’rast ka konfirmuar sërish mbështetjen e Britanisë për punën e kësaj Agjencie.

    “Britania e Madhe do të vazhdoj të mbështes Agjencinë Kundër Korrupsion përmes projekteve të ndryshme në mandatin e saj parandalues”, ka deklaruar O’ Connell.

    Ndërkaq, drejtori Shaip Havolli, e njoftoi diplomatin britanik rreth punës së institucionit që ai drejton, sidomos në procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual të Agjencisë në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

    Poashtu i pari i AKK tregoi edhe për ndryshimet legjislative që po bëhen në funksion të luftës kundër korrupsionit, njofton Agjencia kundër Korrupsionit.

    Në takim po ashtu u diskutua për progresin e arritur nga Agjencia Kundër Korrupsionit karshi Zotimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dhëna gjatë Samitit të Londrës (2019). /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!