×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi i Osmanit

    Oda Amerikane mirëpret vendimin për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 19:04

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    Në reagimin e lëshuar, OEAK thotë se “beson fuqishëm se vendimi i presidentes ka për synim shmangien e konflikteve ligjore dhe respektimin e autoritetit, përgjegjësive dhe funksionimit ligjor të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës”, shkruan Reporteri.net.

    Aty tutje thuhet se Oda Amerikane mbështet vlerësimet e presidentes se dispozita kyçe të ligjit në fjalë janë në kundërshtim me dispozita të Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera.

    “Është imperativ që dispozitat që rregullojnë mbrojtjen e konsumatorit të mos ndërlidhen me aspekte të tjera rregullative të cilat nuk rregullojnë në mënyrë primare ose specifike fushën e të drejtave të konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre, siç janë çështjet që kanë të bëjnë me mjedisin”, thuhet në reagim.

    Ndryshe, sipas njoftimit të Presidencës, Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.

    Osmani ia kthen mbrapa dy ligje Kuvendit, Presidenca publikon vendimet e plota

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!