Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës po kërkon nga Qeveria që t’i heq kufizimet ndaj bizneseve.
Ata vlerësojnë se është zvogëluar numri i të infektuarve dhe se këto biznese nuk kanë qenë shkaktar.
OHTK gjithashtu kërkon që të hapen ambientet e mbyllura, si dhe sallat e dasmave, duke iu përmbajtur rregullave të vendosura me ligj.
“Numri i madh i gjobave tek këto biznese, vë në dyshim punën e Inspektoratit, prandaj OHTK-ja kërkon që të sillen konform ligjit aktual që është në fuqi”.
“OHKT-ja përkrah poashtu shembullin e komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit që t’i lirojë nga tatimet deri në fund të vitit këto biznese”, thuhet në komunikatë.
OHTK gjithashtu bën me dije se nëse nuk merren masa për lirimin nga kufizimet e parapara, do të shqyrtohet mundësia për të marrë masa tjera. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.