Më 15 qershor do të hapen sallat e dasmave, ka thënë Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.
Sogojeva tha se të martën do të dalin edhe me një manual se si do të lejohen mbajtja e ahengjeve.
Ai në një intervistë tha se pritet që nesër të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.
“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, nesër zyrtarizohet manuali dhe prej nesër do të filloj edhe të punoj edhe ky sektor”, tha Sogojeva për Ekonomia Online.
“Sipas informatave që i kemi ne nesër ndoshta do të dalim edhe me një konferencë të përbashkët me ministrinë për hapjen e kësaj veprimtarie”, përfundoi Sogojeva.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.