Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ashpër për kërcënimin e një qytetari ndaj mikrobiologut, Lul Raka.
Kjo odë ka shprehu shqetësim lidhur me këtë kërcënim ndaj siç thonë ata, profesionistit më meritor në luftën kundër koronavirusit, duke theksuar se ky kërcënim duhet të jetë shqetësim për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ky kërcënim duhet të jetë shqetësim jo vetëm për komunitetin mjekësor, por për të gjithë qyetarët e Republikës së Kosovës, shëndeti i të cilëve është në duar të profesionistëve tanë shëndetësor, të cilët po bëjnë të pamundurën në luftën kundër virusit edhe duke marr parasysh kushtet e punës”, thuhet ndër të tjera reagimin e OMK-së.
Kujtojmë që mikrobiologu Raka u kërcënua se do të digjet për së gjalli së bashku me familjen e tij, në rast se propozon rikthimin e karantinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.