×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Ekonomike Amerikane kërkon nga ndërmarrjet në Kosovë të shmangin veprimet diskriminuese

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 13:33

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me raportimet e djeshme për trajtim diskriminues të pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.

    Oda Amerikane përmes një njoftimi për media ka thënë se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë, ndërsa sipas kësaj Ode, praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë.

    “Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze”, është thënë në një njoftim për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!