×
  • Lajme
  • Lajme

    Oficerë të FSK-së diplomojnë në kolegjin e ushtrisë amerikane

    Reporteri
    15 Qershor 2024 | 22:41

    Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë amerikane.

    CSGS ndodhet në një nga bazat ushtarake më të mëdha amerikan në Evropë – Grafenwohr të Gjermanisë.

    Kursi kishte për qëllim të përgatisë oficerë kompetentë dhe fleksibil për detyra dhe komandim në nivelin operacional dhe strategjik, ka shkruar Forca e Sigurisë së Kosovës në një postim në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!