Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e një telefoni brenda qendrës.
Në njoftimin e SHKK-së bëhet e ditur se oficerët korrektues gjatë kontrollit kanë hetuar se avokati Y.H. ka tentuar të fusë një telefon të tipit “Nokia” me sim kartelë, brenda qendrës së paraburgimit.
“Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës. Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, SHKK ka njoftuar policinë dhe Odën e Avokatëve të Kosovës, për këtë rast.
“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.