Sharra që preu drunjtë për barrikada në veri ishte e oficerit rus, që u arrestua nga Policia e Kosovës.
Të dhëna të konfirmuara nga institucionet e Kosovës, treguan se në automjetin e rusit që tashmë është larguar nga Kosova për në Beograd, Mikhail Krasnoschenkov, është gjendur një sharrë motorike për prerjen e druve, të cilat u vendosën si barrikadë në fshatin Varagë të Epërme të Zubin Potokut
Zyrtari rus i UNMIK-ut, u arrestua ditën kur institucionet e Kosovës në veri zhvillonin operacion për arrestimin e të dyshimtëve për aktivitete të kundërligjshme.
Rusi Krasnoschenkov po provonte t’i ndalonte arrestimet e kriminelëve serbe duke qenë pjesë e barikadës, raporton KP.
Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani ka deklaruar gjatë ditës se në bazë të informacioneve, Krasnoschenkov, kishte shërbyer si oficer i inteligjencës në GRU-në ruse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.