Komiteti i OKB-së për Zhdukjet e Detyrueshme (CED) publikoi gjetjet e tij për Serbinë, Belgjikën, Republikën Qendrore të Afrikës, Gambinë dhe Maltën, pasi shqyrtoi pesë shtetet palë gjatë sesionit të tij të fundit.
Gjetjet përmbajnë shqetësimet dhe rekomandimet kryesore të Komitetit për zbatimin e Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë, si dhe aspekte pozitive.
Për sa i përket Serbisë, Komiteti i rekomandoi vendit tonë fqinj që “të kriminalizojë zhdukjen e detyruar si një vepër autonome, të rishikojë dënimet dhe statutet e kufizimeve për të pasqyruar peshën e saj dhe të zgjerojë përkufizimet e viktimave për të siguruar përfshirje dhe dëmshpërblim të plotë për të gjithë individët e prekur”.
Komiteti po ashtu ishte i shqetësuar edhe “për refuzimin e Serbisë për të ekstraduar qytetarët e kërkuar nga autoritetet gjyqësore të Kosovës dhe klasifikimin e arkivave kryesore ushtarake dhe policore, duke penguar hetimet”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.