×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Acarim raportesh në koalicion, Kurti – Gërvallës, ‘Të shkarkoj si Agim Veliun’

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 12:51

    Drejtori i Gazetës Insajderi, njëherit analist politik, Parim Olluri, ka deklaruar se ka krisje mes koalicionit qeverisës VV-Lista GUXO.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Olluri ka treguar sipas tij arsyen se përse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e mori me vete kryediplomaten, Donika Gërvalla Schëarz, në udhëtimin zyrtar drejt Francës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas analistit, ka acarim raportesh mes kryeministrit dhe ministres së Jashtme dhe komunikimi i tyre i fundit ka qenë kërcënimi “Të shkarkoj si Agim Veliun”.

    “Komunikimi i fundit mes kryeministrit dhe kryediplomates ka qene kercenimi “Te shkarkoj si Agim Veliun”. Kjo eshte krisja me madhe deri me tash mes koalicionit qeverises VV-Lista Guxo.”, ka shkruar Olluri në Facebook.

    Kujtojmë se në vizitën e fundit zyrtare të kryeministrit, ku u prit në Paris nga presidenti francez, Emmanuel Macron, Kurti ishte i shoqëruar nga dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.

    Ky është postimi i plotë i Ollurit:

    Albin Kurti nuk e mori me vete kryediplomaten Donika Gervalla ne takimin me presidentin Macron.

    Pse?

    Sepse komunikimi i fundit mes kryeministrit dhe kryediplomates ka qene kercenimi “Te shkarkoj si Agim Veliun”.

    Kjo eshte krisja me madhe deri me tash mes koalicionit qeverises VV-Lista Guxo.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!