×
  • Lajme
  • Lajme

    Olluri: Shpëtuam, pushteti u tërhoq nga aksioni i sotëm pas presionit publik

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 14:40

    Drejtori i “Insajderit” Parim Olluri ka thënë se presioni publik ka bërë që pushteti të tërhiqet nga aksioni i sotëm për frikësim të gazetarëve të “Insajderit”. Reagimi i Ollurit ka ardhur pas kërkesës së policisë që bashkë me avokatin të paraqiten për intervistë në polici.


    “Shpetuam! Presioni publik detyroj pushtetin qe te terhiqet per momentin nga aksioni i sotshem per frikesimin e Insajderit. Ju falemnderit te gjitheve per reagimet. “Era shtet” i vijke sot paradite. Reagim ne shpejtesi te drites. Me sabah prokurori i ka derguar policet e krimeve te renda ne zyre te Insajderit.

    Olluri ka shkruar se ministri Vitia mbrëmë bëri thirrje për ndëshkim të “Insajderit” dhe shteti u mobilizuar në mëngjes për t’i frikësuar.

    “Por, prioritet qenka thirrja e nje ministri e bere naten e se premtes. Ai kerkoj mbreme ndeshkimin e Insajdefit, shteti u mobilizua me sabah per te na frikesuar. Ju bejme me dije qe Insajderi nuk frikesohet nga asnje pushtet. Jane munduar mjaftueshem edhe pushtetet e kaluara qe te na frikesojne. Nuk ia kane arritur qellimit. Puna vazhdon. Hulumtime tjera pritet te publikohen. Edhe me te ndjeshme. Ne e kryejme punen tone”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!