×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita ende pa datë për mocionin kundër Haradinajt

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 19:44

    Ende nuk ka një datë të saktë se kur opozita do ta dërgojë në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.


    Këtë nuk e dinë as vetë ata që po punojnë që koalicionin PAN ta rrëzojnë nga pushteti.

    Në LDK thonë se mocioni nuk duhet të dërgohet në Kuvend pa u siguruar se i kanë 61 votat e nevojshme, derisa në Vetëvendosje thonë se mes partive opozitare ende po diskutohet nëse duhet të procedohet mocioni në Kuvend edhe pa i pasur 61 nënshkrime.

    Dy partitë opozitare nuk po mërziten për kritikat që po u adresohen atyre, sidomos nga PDK-ja.

    E fundit ishte ajo nga kreu i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli, që LDK-në e quajti humbëse e Vetëvendosjen anarkiste, raporton KTV.

    Në LDK thonë se këto sulme vijnë në kohën kur atyre u dolën aferat për korrupsion e krim të organizuar, ndërkohë në Vetëvendosje thonë se janë mësuar me akuza të tilla, sidomos kur PAN-i çdo ditë përmes sondazheve po e sheh humbjen.

    Për të koordinuar veprimet për rrëzimin e qeverisë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, më herët, ka takuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, e atë të PSD-së, Shpend Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!