×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata pas takimit

    Krasniqi në takimin e opozitës me Escobarin: Partneriteti ynë me SHBA-në është i paalternativë

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 21:29

    Liderët e partive opozitare në Kosovë kanë përfunduar takimin me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Reporteri.net.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, tha se komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.

    “Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, shkroi Krasniqi në Facebook duke publikuar edhe një fotografi të përbashkët.

    “Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë. Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj, partneriteti ynë është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik”, tha Krasniqi.

    Opozita në takim me Escobarin në rezidencën e Ambasadorit Hovenier

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!