×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita Presidenciale

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 13:59

    ‘Gjarpri’ ka vendosur të mos qendrojë më i strukur. Nëse për dy vjet të Qeverisë së PAN-it, ai u quajt tradhëtar nga Ramush Haaradinaj dhe të tjerët, e për të cilat kryesisht heshti apo luftën e bëri vetë, kësaj herë ka vendosur që përveç vetës ta angazhojë edhe stafin e tij.


    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndryshuar taktikë, dhe atë në vitin e tij të fundit në këtë pozitë.

    Ka vendosur të mos heshtë përballë Qeverisë së Kosovës, e udhëhqur nga dy parti që e kanë konsideruar rivalin dhe armikun kryesor politik, e që nuk kanë kursyer kurrë akuzat më të rënda për të, VV dhe LDK, shkruan Reporteri.

    Në javët e fundit e gjitha zyra e tij është në një mobilizim të madh. Tingëllojnë shumë si ‘opozita kryesore’ në vend dhe atë brenda institucioneve.

    Në këto javët e fundit vetë Presidenti ka pasur një agjendë intensive politike në Kosovë, Gjermani dhe në Amerikë, transmeton Reporteri.

    Nga SHBA-të ka folur me tone të ashpra për mungesën e vendimeve në Qeverinë Kurti, veçanërisht për mos heqjen e taksës, ashtu siç kërkon SHBA-ja.

    Dje kishte edhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me këshiulltarët e presidentit Trump dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Për këtë takim tashmë ka kërkuar seancë të Kuvendit, për t’i informuar deputetët. Ajo seancë do të mbahet nesër.

    Gjatë gjithë kësaj kohe, këshilltarët e tij, që dikur heshtnin për veprimet qeveritare e për akuzat në drejtim të presidentit, kanë shkëmbyer mendime e qendrime të ndryshme që nderlidhen me raportet e Kosovws me Amerikën.

    Artan Behrami, Adil Behramaj dhe Ardian Arifaj janë parë si më aktivë në këtë fazë.

    VV dhe LDK e kishin prezantuar para votuesve si mision edhe shkarkimin e Thaçit nga kjo pozitë.

    Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar. Kryeministri Albin Kurti po tenton të gjëjë formula bashkëpunimi me të, ani pse në anën tjetër po përpiqet ta luftojë, siç ishte ajo përpjekja me ‘marrëveshjen sekrete’ me NATO-n.

    Pas kthimit nga Amerika, Thaçi ka premtuar kooridnim me institucionet vendase për dialogun. Se a do të ketë paqe mes paleve, do ta tregojnë ditët në vazhdim, ashtu siç me gjasë Zyra e Presidentit do të vazhdojë të jetë aktive. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!