×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita tërhiqet nga procesi i votimit të Komisionerit për Informim dhe Privatësi

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 18:21

    Tri partitë opozitare, PDK, AAK dhe LDK nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit të Komisionerit për informim dhe Privatësi.


    Kjo pasi këto parti opozitare janë të pakënaqura me procesin e selektimit të kandidatëve për këtë pozitë.

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në procesin e votimit.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pajtohet me këtë procedurë dhe nuk merr pjesë në votim”, ka thënë Gashi.

    Në votim nuk do të marrë pjesë as Partia Demokratike e Kosovës.

    “Ne në këtë maskaradë, në këtë shkelje nuk marrim pjesë. Unë e di saktë që ky proces ka me dështu. Jeni një konglomerat dhe ne nuk marrim pjesë në këtë proces”, ka thënë Reçica.

    Poashtu as AAK-ja, askush nuk do të marrë pjesë në proces të votimit.

    “Grupi i Aleancës nuk do të marrë pjesë në këtë proces”, tha deputeti Pal Lekaj.

    Lëvizja Vetëvendosje, komunitetet jo shumicë dhe Lista Serbe do të marrin pjesë në procesin e votimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!