Me të shkuar para RTK-së , opozita ka vendosur kapela në rrethojat e objektit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
E gjitha kjo ndodhi pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk transmetoi për rreth një orë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja ku do të diskutohej falja e borxheve ndaj kompanive të ambalazhuesve të ujit, si dhe bisedat e Dijona Mihalit me Nagip Krasniqin.
Në kohën kur po mbahej seanca në Kuvend, RTK1 zgjodhi të transmetonte një konferencë të Kryeministrin Albin Kurti për të mbijetuarit e dhunës seksuale.
Abelard Tahiri kërkoi në Kuvend që punimet e kësaj seance të ndërpriten pasi do të mbanin konferencë për media para objekti të RTK-së, shefat e grupeve parlamentare opozitare.
Kapelat e zeza në Kuvend u vendosen edhe në mikrofonët e deputetëve të VV-së, situatë kjo lidhur me një bisedë të Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, ku “masha” e VV-së e kishte “këshilluar” ish-kryeshefin e KEK-ut – të dyshuar për korrupsion – të vendoste kapele për takimin e tyre në zyrat e VV-së.
/Reporteri.net/