×
  • Lajme
  • Lajme

    Optimizmi i Haradinajt për vizat, por s’guxon të japë datë

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 21:07

    Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur optimist se pas votimit të Parlamentin Evropian, vendimi për heqjen e vizave mund të ndodhë në qershor, por tha se nuk mund të japë një datë të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, transmeton Reporteri.net.


    “Po punojmë që me ndodh s’mund të garantojmë edhe s’guxojmë me dhanë data se po na kritikojnë, edhe këtu, edhe më larg, po punojmë që të ndodhë, është e drejtë të ndodhë. Besoj që disa sinjale edhe ju po i hetoni, disa zhvillime më të mira, por nuk është punë e kryer. Duhet punuar me kujdes. Shumë ka qenë mirë që është votuar në parlament prapë të BE-së, se sikur të mos ishte votuar është dashur të pritet konstituimi i Parlamentit të ri. Do të thotë nuk humbim kohë. Vota e dytë që ka ndodhur në Parlament të BE-së është pikërisht për të mos humbur kohë. Me votën e dytë është mundësuar që edhe në qershor të merret vendimi”, deklaroi Haradinaj, pas akademisë përkujtimore në nderim të masakrës së Lybeniqit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!