×
  • Lajme
  • Lajme

    Orari për zëvendësimin e orëve: Të shtunave mësim, gjysëmvjetori i parë kryhet në fund të janarit

    Reporteri
    04 Tetor 2022 | 16:31

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pak më parë ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në këtë vendim, ajo ka publikuar edhe datat se kur do të ndodh zëvendësimi i tyre.

    Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:

    -Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;

    -Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;

    -Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;

    -Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.

    Në njoftimin e bërë nga MASHT, të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojnë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.

    Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

    Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:

    -Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;

    -Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;

    -Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023

    Ministrja Nagavci, gjithashtu bëri të ditur se i ka propozuar Ministrisë së Financave që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!