×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori i BE-së

    Orav pas takimeve me Kurtin dhe krerët e partive tjera: Diskutuam hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve

    Reporteri
    18 Shkurt 2025 | 14:35

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka zhvilluar takime të ndara me Kryeministrin Albin Kurti dhe tre liderët opozitarë.

    Ambasadori Orav ka thënë se kanë diskutuar për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve.

    “Mbajta takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, LumirAbdixikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve”, shkroi fillimisht Orav në “X”.

    Tutje në postimin e bërë ai tha se shumica dërmuese në Kosovë aspirojnë anëtarësimin në BE dhe se qeveria e re duhet të ndjekë reformat për ta realizuar këtë.

    “Vura në dukje se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, tha Orav.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!