×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Reilly i shkruan Hotit për dëbimin e këshilltarit të Kurtit: Është hakmarrje, shkelje e të drejtave njerëzore

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 13:14

    Ish-këshilltari i Ramush Haradinaj, Micheal O’Reilly, u është drejtuar me nga një letër kryeministrit Avdullah Hoti dhe Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, lidhur me rastin e deportimit të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Tienmu Ma. Në këtë letër, O’Reilly e lidh vendimin për Tienmu Ma me raportin e hartuar në Kuvend për rastin e gylenistëve, si dhe thotë se një vendim i tillë merret vetëm në vende me regjim totalitar. Gazeta Express ka siguruar letrat që u janë nisur Qelajt e Hotit.


    Micheal O’Reilly në letrën e dërguar sqaron se ka punuar si këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, teksa thotë se personat që kanë qenë përgjegjës në kohën e deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, janë tashmë ata që kanë marrë vendim për deportimin e Tienmu Ma.

    Ish-këshilltari i Haradinajt thotë se shtetasi amerikan ka qenë i sulmuar nga presidenti Hashim Thaçi pas hartimit të raportit për rastin e gylenistëve.

    Sipas tij, vendimi për deportimin e Tienmu Ma është vetëm hakmarrje nga siç thotë ai “njerëz që nuk kanë konsideratë për të drejtat e njeriut”.

    “Është një veprim që mund të pritet vetëm në një shtet me regjim totalitar”, thuhet në këtë letër dërguar Hotit.

    Të njëjtën letër për deportimin e Tienmu Ma, ish-këshilltari i Haradinaj i ka dërguar edhe Avokatit të Popullit, Naim Qelaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!