×
  • Lajme
  • Lajme

    Orët e fundit: VV insiston në Kryeparlamentarin, LDK-së i ofrohen 6 ministri

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 12:16

    Sot pasdite mund të ketë një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës. Këtë e tha edhe vetë kreu i LDK-së, Isa Mustafa gjersa po hynte në takim me strukturat drejtuese të parties, shkruan Reporteri.


    “Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, tha sot në mengjes Mustafa.

    Por çka po diskutohet në tavolinë, aktualisht. Sic theksojnë burime të Reporterit, lideri i VV-së, Albin Kurti e ka bërë të qartë se nuk dorëzohet sa i përket kryeparlamentarit. Në VV janë kundër shkarkimit të Konjufcës. Për ta ruajtur atë, kanë propozuar madje edhe rritjen e numrit të ministrive në qeveri.

    Një opsion tjetër që është diskutuar është edhe numri i ministrive për LDK-në. Sipas këtyre burimeve është shqyrtuar mundësia që LDK-ja të pranojë të mos e ketë Kryetarin e Kuvendit dhe në këmbim të kësaj të marrë 6 ministri e VV vetëm 4.

    Por burimet nuk kanë theksuar nëse LDK-ja është e gatshme të mos ketë asnjë pozitë të laretë drejtuese në këmbim të 6 ministrive, e po ashtu edhe nëse Albin Kurti si fitues është pajtuar që të ketë vetëm 4 ministri brenda Qeverisë.

    Kanë kaluar 113 ditë që nga zgjedhjet e përgjithshme. Që nga ajo kohë kishte vetëm negociata e oferta. Vizita e ambasadorit amerikan, Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ka bërë që bisedat për koalicion të marrin seriozitet më të madh dhe një epilog: PO ose JO. /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!