Në ambientet e Pyllit te Arinjve ka nisur takimi për gjetjen e zgjidhjes rreth asaj se si duhet vepruar me Ariun e Murrmë që u shfaq në Prizren gjatë muajit prill të këtij viti. Eksperti kroat pritet që ti jap rekomandimet e tija për këtë çështje në orën 13:00.
Në takim po marrin pjesë Zyrtarë nga Instituti për Mbrojtjen e Mjedisit, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës, Parku kombëtar Sharri, dhe zyrtare nga Agjencie e Pyjeve të Kosovës.
Zyrtarët nga Agjencisë e pyjeve gjatë takimit kanë arsyetuar vendimin e tyre se ariu duhet vrarë për arsye se praqet rrezikshmëri për banorët. Zyrtarët e Agjencionit janë shprehur se vendimin e kanë marrë pas vlerësimit për nivelin e rrezikshmërisë të bërë nga Policia e Kosovës.
Kurse AMMK (Ministria e Mjedisit) ri potencon qëndrimin e tyre se vrasja është ne kundërshtim me ligjin dhe sepse ariu i murrme është specie ne mbrojtje ligjore.
Ndërkohë eksperti Slaven Reljic, Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Biologjisë me përvojë dhe ekspertize ne Menaxhimin e Ariut te Murrme ne natyre.
Rekomandimet ai do ti jap sot rreth orës 13:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.