Organizata CIVICUS është një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare dhe e përshkruan vetën si një aleancë globale e cila është e përkushtuar për forcimin e veprimit të qytetarëve dhe shoqërisë civile në të gjithë botë.
Së fundmi kjo organizatë ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi, të cilit u tentua t’i digjej vetura e tij private.
CIVICUS numëron më shumë se 8500 anëtarë në më shumë se 175 vende dhe ka selinë në Johannesburg dhe zyrat në Gjenevë e New York.
Kajtazi muaj më parë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, pati bërë të ditur se në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, një person kishte tentuar ta digjte me benzinë veturën e tij. Këtë akt, sipas gazetarit e kanë parandaluar banorët e kësaj rruge, të cilët e kishin njoftuar edhe Policinë e Kosovës.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.