×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizatori i Marshit për Drejtësi: Konjufca më tha që merr pjesë në marsh, por për pjesën e fjalimit më tha “më lër ta mendoj”

    Reporteri
    05 Prill 2023 | 22:24

    Organizatori i Marshit për Drejtësi, Ismail Tasholli ka thënë se ka kontaktuar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca për pjesëmarrjen në marshin “Marshojmë për drejtësi”, me ç’rast i ka kërkuar që të mbajë edhe fjalim publik.

    Tasholli ka thënë se Konjufca është shprehur se do të marrë pjesë e për pjesën e fjalimit është përgjigjur se do ta mendojë.

    “Kam kontaktuar personalisht me Glauk Konjufcën i kam thënë  “zotëri faleminderit shumë për përkrahjen. A bën me marrë pjesë në rendin e parë me mua aty?’” Edhe një kërkesë tjetër. ‘A bën me fol ti në binë sepse do të ishte shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin mesazh unifikimi edhe prej pozitës, edhe prej opozitës për një temë që nuk duhet të na ndajë’… Glauku më tha që me marrë pjesë do të marrë pjesë për me mbajt fjalimin do t’a mendojë”, ka thënë Tasholli në Debat Plus, përcjell Reporteri.net.

    Glauk Konjufca ka përkrahur marshin për drejtësi të mbajtur më 2 prill, një ditë para fillimit të procesit gjyqësor në Hagë, në sheshin “Zahir Pajaziti” ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkuan drejtësi për ish-krerët të cilët po gjykohen në Hagë nën akuzën për “krime lufte ndaj njerëzimit”. /Reporteri.net/

    Kryekuvendari Glauk Konjufca del në përkrahje të “Marshit për Drejtësi”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!