Nën moton “Një në pesë milionë”, për më shumë se 20 të shtuna me radhazi, protestuesit në Serbi po kërkojnë çdo fundjavë dorëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, nga ajo që ata e quajnë “diktatura e Vuçiqit”.
Mirëpo, Vuçiq kjo mund t’i prishë punë edhe në Kosovë.
Kjo për shkak se organizatorët e kësaj proteste, po i përkrahin kandidatët shqiptarë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat veriore këtë vit.
Marko Jakshiq, organizator i kësaj proteste në Beograd ka thënë se ai mund ta përdorë votën e tij në zgjedhjet e veriut, dhe të votojë për kandidaten e PDK-së, Gonxhe Çaushi.
“Brenda pak ditësh në qytetin tim do të ketë zgjedhje. Unë nuk jam kandidat dhe nuk është askush nga veriu. Duke e ditur se ekipi serb do ta vjedh votën time nëse unë abstenojë, unë definitivisht do të votojë për kandidaten grua nga PDK-ja”, ka shkruar Jakshiq në Twitter.
Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen pas pak ditësh.
Garës për t’i fituar i kanë hyrë tri parti, duke përfshirë VV-në, PDK-në dhe Vetëvendosjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.