Pandemia ka bërë që ndejat nëpër diskoteka të ndalen, mirëpo kjo gjë ka nxitur DJ-të që të synojnë organizime në ambiente të hapura.
Për këtë të shtunë, është organizuar një festë e tillë, ku mësohet se do të mblidhen së paku 50 persona, shkruan Reporteri.net.
Një DJ ka publikuar në një grup të organizuar për këtë ndejë, ku ka njoftuar edhe për kushtet e ndejës që do të mbahet në pjesën tjetër të Liqenit, ku nuk ka as rrugë.
Ndeja do të nis në orën 12:00 të ditës dhe do të zgjas deri në orët e mbrëmjes. E për këtë, Policia nuk ka thënë akoma asnjë fjalë.
Gazeta Online Reporteri.net ka biseduar me Policinë e Kosovës, të cilët i ka pyetur nëse kanë informacione për këtë organizim dhe nëse do ta ndalojnë.
Mirëpo, deri tash nuk ka asnjë përgjigje nga Policia, të cilët kanë thënë se po merren me rastin në fjalë.
Ndërkohë, organizatorët kanë kontaktuar Reporterin, duke thënë se ndeja ishte planifikuar për 50 persona, mirëpo gjithsesi është anuluar.
Sidoqoftë, sipas ligjit për luftimin e pandemisë, ndalohen të gjitha tubimet mbi 5 persona, e madje tubimet argëtuese janë të ndaluara rreptësisht. Disa të tilla, Policia i ka ndalur edhe nëpër lokale të mbyllura./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.