×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen 14 persona në Gjakovë, organizuan lojëra fati

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 9:28

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 14 persona në qytetin e Gjakovës pasi dyshohet se të njëjtit janë kapur në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit.

    Policia thotë se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar.

    “Gjakovë, 05.12.2021-01:00. Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Policia thotë më tej se lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!