Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion nga shteti i IOWA-s, i kryesuar nga gjenerali Timothy Orr.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova dhe IOWA, me bashkëpunim të ngushtë tashmë janë bërë si një familje.
“Jemi krenarë me bashkëpunimin e mirë. I tërë rrugëtimi ynë, progresi i arritur, është bërë në koordinim të afërt me SHBA-në”, u shpreh presidenti Thaçi.
Edhe gjenerali Orr, i cili tani po del në pension, u shpreh i lumtur me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me bashkëpunimin e mirë ndërshtetëror.
“Kosovën e kam pasur si shtëpi të dytë”, tha ai.
Në përbërje të delegacionit të IOWA-s ishin edhe disa profesorë të Universitetit të IOWA-s, të cilët treguan për sukseset e studentëve kosovarë atje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.