×
  • Lajme
  • Lajme

    Ortaku i bashkëshortit dhe motrës së Mimoza Kusarit emërohet në bord të KEK-ut

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 22:49

    Arbnor Pula është emëruar anëtar në Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës.


    Emërimi i Pulës nga qeveria e Albin Kurtit është bërë më 5 maj të këtij viti.

    Pula është i afërt me Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka lidhje me anëtarët e familjes së Mimoza Kusari-Lilës, e cila është kryetare e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Pula është ortak në biznes së bashku më bashkëshortin dhe motrën e Kusari-Lilës.

    Arbnor Pula, Arben Lila dhe Edita Kusari, janë pronarë të kompanisë Top Team Consulting L.L.C., ku secili prej tyre kanë nga 20% të aksioneve, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!