Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë këshilluar që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në qendrat e votimit, shkruan Reporterinet.
Në njoftimin e tyre të bërë në Facebook e cilëson zhgënjyese deklaratën e fundit të Listës Serbe, por ata thonë se u mbetet votuesve të vendosin nëse do të votojnë ose jo për tërheqjen e krytetarëve në katër komunat veriore.
Sipas tyre, pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në proceset dhe institucionet demokratike është thelbësore për lehtësimin e normalizimit.
Njoftimi:
“Më shumë se 20 përqind e votuesve të regjistruar në secilën nga katër komunat Leposaviq, Mitrovica Veriore, Zubin Potok dhe /Zveçan nënshkruan kërkesat për tërheqjen e kryetarëve të komunave si pjesë e një procesi demokratik të iniciuar nga vetë votuesit sipas legjislacionit të Kosovës. Prandaj, votuesit kanë të drejtë të presin që nisma e tyre t’i përgjigjet në përputhje me legjislacionin përkatës”
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka mbikëqyrur procesin duke respektuar kuadrin ligjor dhe do të këshillohet të shmangë qasjet novatore, si përdorimi i kamerave në qendrat e votimit, të cilat do të kërkonin shqyrtim më të plotë dhe konsultim të duhur. Për më tepër, pavarësisht nga deklaratat e fundit zhgënjyese politike partiake që dekurajojnë votuesit nga ushtrimi i të drejtës së tyre demokratike, do t’u mbetet votuesve në secilën komunë që të vendosin nëse do të votojnë ose jo për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill. Pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve në proceset dhe institucionet demokratike është thelbësore për lehtësimin e normalizimit.